Ruli mbron Bashën pas 'kryqëzimit'
nga grupi i PD: Betejën e kemi me PS

Ruli mbron Bashën pas 'kryqëzimit'<br />nga grupi i PD: Betejën e kemi me PS
Deputeti i PD, Genc Ruli ka dalë në mbrojtje të kryetarit Lulzim Basha pas akuzave të shumta që janë hedhur në drejtim të tij nga grupi parlamentar, por edhe nga baza për humbjen e thellë që pësoi e djathta në zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër.
 
Ruli gjatë një takimi nga Maliqi me degën e PD për zgjedhjet për kryetar ka deklaruar se e djathta e ka betejën e saj me kundërshtarin politik dhe jo me veten.
 
Sipas Rulit vëmendja duhet përqendruar te zgjedhjet e ardhshme, pasi fushata për zgjedhjet parlamentare vitin tjetër do të jetë më e vështira e 25 viteve të fundit në Shqipëri dhe për këtë duhet mobilizim, energji e bashkim dhe jo përçarje.
 
"PD është përçuese e mentalitetit perëndimor. Betejën sot e kemi me kundërshtarin politik, jo me veten. Nesër është beteja jonë e madhe.
 
Kjo do jetë fushata më e vështirë në këto 25 vite. Sot kemi regjimin që nuk ka dalë nga vota.
 
E majta e vërtetë është më e zhgënjyera sepse sot është pushteti i bandave.
 
Dibra tregoi se e keqja është e madhe. Kjo është republika e kanabisit.
 
Kjo mortje duhet mbytur në 2017. Nëse ka një forcë që ka mundësinë për të rrëzuar këtë pushtët, jemi vetëm ne PD-ja"tha ai.
 
Shpesh herë Bashës i është kërkuar nga baza që të largojë kastën e vjetër për të futur një frymë të re, ndërsa situata në grupin parlamentar nuk është aspak e qetë, pasi përplasjet tashmë nuk janë më vetëm brenda dyerve të partisë, por edhe në publik, ku kryetari është kritikuar hapur.
 
 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron