Ruli: Nëse Basha s'ikën shkoni
nxirreni jashtë me gruan e kunatin

Ruli: Nëse Basha s'ikën shkoni<br />nxirreni jashtë me gruan e kunatin
TIRANE-Pas deklarates se Lulzim Bashes se nuk largohet por hap garen per kryetar duke mos perjashtuar rikandidimin, ka reaguar ashpër Genc Ruli, ish-ministër i PD-së dhe një nga themeluesit e kësaj force politike.

“Kam dashur te besoj se njeriu qofte ky politikan apo lider dhe ne momentin me te vështire te jetës se tij do përpiqej te paktën te ruante dinjitetin individual. Se dinjiteti jeton me gjate se çdo lavdi e mjere e çastit.

Basha me deklaratën e tij justifikuese e banale tregoi qe dinjiteti personal është gjeja me e fundit qe e shqetëson atë. Normalisht për një individ qe e mori " lidershipin " e PD si dhurate ne "paje" nga Berisha dhe qe i beri programet e listat jo me zyrtaret e PD por me gruan e kunatin. Ky lider qe beri nje marrëveshje turpi me kundërshtarin e tij politik. Thjesht duke kalkuluar interesin e vetvetes e jo te PD .

Ky sot duhej vete te deklaronte largimin pa asnjë kusht nga drejtimi i partisë qe e çoi ne gremine. Ju them atyre qe qe ende e duan PD e jo qe ende ju duhet PD , në qoftë se ai nuk jep dorëheqjen vete deri nesër shkoni te selia e PD e përzëreni atë, gruan e kunatin siç përzuri Jezusi tregtaret nga Tempulli”​, shkruan Ruli.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

‘Denari i argjendtë i Brutusit’, ndër monedhat më të vlefshmet dhe të rralla në botë! Njihuni me çmimin marramendës dhe historinë intriguese

‘Denari i argjendtë i Brutusit’, ndër monedhat më të vlefshmet dhe të rralla në botë! Njihuni me çmimin marramendës dhe historinë intriguese