Ruli: Rama po e përdor aksionin në
Lazarat për kapital politik ndaj PD
Deputeti i Partisë Demokratike Genc Ruli, duke folur për aksionin antikanabis të ndërmarrë nga policia në Lazarat, tha se PD e mbështet luftën ndaj drogës, por sipas tij Kryeministri Edi Rama po e përdor këtë aksion për kapital politik.
TIRANE - Deputeti i Partisë Demokratike Genc Ruli, duke folur për aksionin antikanabis të ndërmarrë nga policia në
Lazarat, tha se PD e mbështet luftën ndaj drogës, por sipas tij Kryeministri Edi Rama po e përdor këtë aksion për kapital politik.
Megjithatë sipas Rulit, emërimet në administratë të personave me precedent penalë nuk tregon bindjen se qeveria po lufton ndaj trafikut të drogës.
“Natyrisht tej faktit që jam deputet i kësaj zone, ne e kemi shprehur mendimin tonë që Shqipëria duhet të çlirohet nga droga. PD ka bërë edhe qëndrim zyrtar që ne mbështesim çdo aksion për të zhdukur trafikun e drogës. Ne i kemi bërë thirrje policisë që të kenë kujdes në këtë aksion, nuk duhet të kemi asnjë ekuivok që futja e policisë në Lazarat e shpall të fituar betejën ndaj drgogës. Lazarati është ndoshta si simbol pasi lufta duhet të jetë në çdo cep të vendit. Ndër vite ky rrjet trafiku ka treguar se është mjaft i organizuar. Fakti i emërimerve, i personave me precedent penalë në zyrtat e shtetit, nuk mund të na japë bindjen e plotë se kjo qeveri po lufton drogën. Dhe daljet e shpeshta të ramës në rrjetet sociale që ka synimin për të sulmuar opozitën, tregon të paktën se ai e sheh këtë aksion si kapital politike ndaj opozitës.” theksoi Ruli
Lidhur me akuzat e ish-kryeministrit Berisha sipas të cilit policia ka plaçkitur banesat e banorëve të Lazaratit, Ruli tha se sipas PD ka pasur veprime të tilla por se nuk mund të flitet për të gjithë efektivët blu.
“Ne dimë që ka pasur edhe veprime, nuk und ta identifikojmë të gjithë policinë. Ka një distancim të dukshëm brenda Lazaratit të banorëve ndaj grupit kriminal. Ka pasur raste edhe të terrorizimit të banorëve nga ky grup kriminal.” tha Ruli
I pyetur nga gazetarët se përse ky aksion nuk u ndërmor gjatë qeverisë së djathtë Genc Ruli tha se opozita nuk ka asnjë xhelozi për këtë aksion por sipas tij kjo nuk duhet përdorur për kapital politik pasi lufta ndaj trafikut të drogës është lufta më serioze e qeverisë.
“PD ka mbajtur qëndrime mbi fakte që janë evidentuar. Nuk marrim asnjë pozicion që të pengojmë apo ulim vlerat e këtij aksioni, nuk kemi asnjë xhelozi ndaj asaj që ndoshta ne nuk e bëmë, por lufta ndaj drogës kalon çdo capital politik. Është lufta më serioze e qeverisë shqiptare.” u shpreh deputeti i PD
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2927
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor, 10:56
-
Gjirokastër/ Zjarr në tokat bujqësore të Lazaratit, dyshohet se zjarrvënësi është pronari i tokës
29 Gusht, 15:43
-
SKEDA/ Precedentët kur trafikantët e drogës kanë luftuar me Policinë! Nga Gate Mahmutaj dhe beteja në Lazarat, te plagosja e efektivëve
21 Gusht, 17:37
-
Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare
10 Gusht, 15:19
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
VIDEO/ Digjet banesa në Lazarat
22 Korrik, 22:34
-
Zjarr në një parcelë në Lazarat, shoqërohet në polici zjarrëvënësi
22 Korrik, 08:47
-
Gjirokastër/ Kultivonte cannabis sativa në oborrin e banesës, 1 në pranga
10 Korrik, 10:44
-
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)
28 Qershor, 16:45
-
'Rikthehet' kanabisi në Lazarat, arrestohen babë e bir po kujdeseshin për bimët narkotike në oborrin e shtëpisë
16 Gusht 2023, 10:07
-
Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, gjysma e fshatit pa energji elektrike
11 Dhjetor 2022, 09:42
-
Berisha akuza ndaj Ramës dhe Tahirit për krime lufte në Lazarat, harron policin e vrarë: Do ngrihen grupe hetimi, të gjithë do ndëshkohen
10 Tetor 2022, 12:46