TIRANË - Ish-ministri i Bujqësisë, Genc Ruli ka qenë i ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në televizionin "A1 Report". Diskutimi mes ish-ministrit dhe gazetarit dhe drejtorit të televizionit 'A1 Report", Ilir Babaramo u përqendrua tek bojkoti i PD në Kuvend për shtyrjen e zbatimit të ligjit për "Statusin e Nëpunësin Civil", tek vendimet e para të qeverisë Rama, te gjendja e ekonomisë së vendit etj.
BOJKOT QË TË ARRIJMË TE KONSENSUSI
"Bojkotim për një veprim konkret, për shtyrjen me akt normativ të statusit të ligjit të nëpunësit civil. Ka qenë ligj, që është miratuar në formë konsensuale. Do të kërkojmë me zë demokratik që nëpërmjet bojkotit të arrijmë konsensusin për ndryshimet që do i bëjmë këtij ligji", u shpreh Ruli.
"Tematika s’është e thjeshtë dhe zërat për nevojë teknike të ligjit janë dinakëri. Ligji në vetvete sjell konsensus të madh. Është domosdoshmëri që shteti shqiptar të krijojë administratën civile profesionale jopartiake. Ky vihet si kusht për integrimin nga BE", theksoi ish-ministri. "Çdo parti është në presionin politik të forcës që vjen: erdhe në pushtet të kam dhënë votën, do vend pune. A do dalim nga ky rreth vicioz, që nuk mbaron dhe të krijojmë një administratë të apolitizuar? Nëse në maj kishim në mend këtë gjë pse duhej të ishte kështu? U premtua nga Rama, që s’do prekte administrata"- shtoi Ruli
RAMA DUHET TË ULEJ NË TAVOLINË ME NE PËR "NËPUNËSIN CIVIL", POR PËRDORI DINAKËRI ARROGANTE
"Ligji i Nëpunësit Civil është bërë me ekspertë të Sigmës dhe Brukselit. S’kishte asnjë nevojë për afate, por duhej të hynte në fuqi që në tetor. Nëse do kishte nevojë për një ndryshim, pala qeveritare duhet të thoshte: Opozitë, hajde ulemi, e miratuam me konsensus, ligji fillon në tetor, por për disa nene që duan detajime, le të veprojnë klauzolat dhe aktet e ligjit të vjetër, duke mos prekur 5 kriteret bazë të mbrojtjes së personit me status të nëpunësit civil. Shtyrja e asaj që shitet si problem teknik, është e qartë. Nuk u bë asnjë ofertë. Por dinakëri arrogante. Akti normativ ka hyrë në fuqi që ditën që qeveria e mori detyrën. Në parlament vetëm konfirmimi", analizoi Ruli.
Në lidhje me reagimin e Brukselit, se duhet kohë për ligjin, Ruli u përgjigj se "unë kuptoj një stërlodhje që ka Brukseli, që me shqiptarët po bëhet ekzagjerisht sfilitëse. Shqipëria i ka plotësuar kushtet që në 2011. Pretekstet për një qëndrim atipik vetëm nga opozita e bëri Shqipërinë të rrijë mbrapa. Opozitat e vendeve të tjera edhe më agresive, por te integrimi i kapërcenin dallimet".
NË QEVERINË BERISHA NUK ËSHTË RESPEKTUAR 100% DEPOLITIZIMI I ADMINISTRATËS, POR KA PËRPARIM
"Në 98 dy breza demokratë u zhdukën nga puna dhe s’kishte të bënte me meritokracinë", është ankuar Ruli. Gazetari Ilir Babaramo i ka kujtuar ish-ministrit Ruli, se kur erdhi Basha në krye të bashkisë hoqi 70% të stafit nga puna, deri te gjelbërueset apo se qeveria Berisha hoqi 37 mijë vetë nga puna, Ruli iu përgjigj se ‘administrata e bashkisë së Ramës ishte e mirëfilltë politike. Qenë trupa politike të fortësh në qendra votimi”. Ai ka shtuar se shifra 37 mijë është shifër e Klosit dhe e njëanëshme, në administratën e qeverisë Berisha nuk është respektuar 100% apolitizimi, por ka përparim të ndjeshëm. “Të gjithë morën statusin se dolën të aftë. Nuk ka asnjë njeri të marrë pa konkurs, edhe pse brenda konkursit kishte hapësira subjektiviste. Plus shkurtuam numrin e administratës deri në 85 mijë vetë. Nuk kaluam në fshirje me fshesë".
VENDIMET E PARA TË RAMËS: BUTAFORI ARROGANTE
"Kemi vendimet e para dhe veprimet e para: butafori arrogante që në historinë e Shqipërisë nuk më ka qëlluar të shoh një frymëzim të tillë. Ramës do i bëhet qejfi, se këtë do, unë jam ndryshe nga gjithë kryeministrat. Merret me Nishanin. As Ismail Qemali nuk do donte. Ai nuk është thjesht rilindasi. Ai s’po do të njohë shtetin shqiptar dhe do që historia të fillojë me atë. Prek simbolet".
"Nga një anë thotë Shqipëria në moment të vështirë, e këtej veprimet e para në vend t’i ketë ndaj problematikës, i ka me fotografinë e Nishanit, me në duhet shqiponja e Skënderbeut apo Muzakës. Rama ka problem të madh me historinë. Sindroma e vitit zero është shumë shqetësuese. Paranoja e Ramës është për të thënë historia fillon me mua, dhe për të thënë se kryeministër si unë s’ka pasur kurrë", deklaroi Ruli.
RAMA PO NGJALL PANIK PËR EKONOMINË E VENDIT, PO FTON KRIZËN TË VIJË
"Asnjëherë s’kemi thënë që ekonomia s’është vështirësuar. Kemi dalë shumë herë dhe e kemi thënë. Po mos kishim qeverisur me masat që morëm Shqipëria do kishte rënë në kthetrat e krizës. Ajo që kumton si krizë prit se nuk ka ardhur, Rama po e fton të vijë", deklaroi Genc Ruli.
Ai ka shtuar se FMN me gjithë asholacionet që ka pasur, vazhdimisht ka përmendur se Shqipëria i ka rezistuar më mirë krizës se rajoni. Asnjë s'ka thënë që Shipëria është në begati. Vitet e fundit një rritje jo 4-5%, por 2%. Kemi ruajtur një stabilitet në sektorin bankar me gjithë problemet. Kriza nuk ka rrezikuar depozitat, nuk ka detyruar shtetin të nxjerrë miliarda. Më mirë nota optimizmi se sa panik, papërgjegjshmëri e paparë e Ramës, që deklaron "gropë e thellë financiare".
BIZNESI I KA BORXH 78 MILIARDË LEKË QEVERISË
"78 miliardë ia ka biznesi qeverisë, këta thonë 60 miliardë ia ka qeveria biznesit. Pjesa më e madhe e borxhit është nga vendime të këqija kredidhënëse nga ana e vetë bankave. Por prapë jemi në një normë të pranueshme të borxheve publike. Ka dhe borxhe publike që s’janë shlyer në kohë. 120 milionë euro borxh ndaj tyre nuk është problem i papërballueshëm. Është marrëzi, ligësi dhe paaftësi për të kuptuar dukurinë", analizoi Ruli.
KUR ERDHËM NE NË QEVERI IU FUTËM PUNËS, NUK SHAMË PARAARDHËSIT
"Qeveria meritën e ka kur vjen në moment të vështirë. Dhe ne në 2005 erdhëm në vit të vështirë. Më erdhën përfaqësues të Bankës Botërore dhe më thanë: "Ke situatë dizastër në energji". S’dolëm të thonim: Shih ç’gropë më ka lënë ky. Iu futëm punës.
TONY BLAIR DY VJET RRESTH S'BËRI ASNJË REFORMË
"Tony Bleir u mor dy vjet rresht pa bërë asnjë reformë që pati premtuar. U mor me anti-taceristët". Mbi premtimet e Ramës, Ruli tha se: "Nuk i mban dot premtimet e pafre, të ekzagjeruara, iracionale. Premtimet e tij tej të bëshmes".
FOTOJA E NISHANIT
“Nga një anë thotë Shqipëria në moment të vështirë, e këtej veprimet e para në vend t’i ketë ndaj problematikës, i ka me fotografinë e Nishanit, me në duhet shqiponja e Skënderbeut apo Muzakës. Sindroma e vitit zero është shumë shqetësuese. Paranoja e Ramës është për të thënë historia fillon me mua, dhe për të thënë se kryeministër si unë s’ka pasur kurrë”- tha Ruli.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com