TIRANE - Gjatë analizës vjetore të 2012 ministri i Bujqësisë Genc Ruli ka veçuar sektorin e bujqësisë si një ndër sektorët më dinamik që ka njohur rritje gjatë vitit që lamë pas. Por ai nuk la pa përmendur edhe luftën e vazhdueshme që task-forca po bën për të monitoruar të gjitha thertoret që nuk përmbushin kushtet.
RULI: AKTI NORMATIV PER THERTORET NUK ESHTE PERMBUSHUR
Ministri i Bujqësisë Genc Ruli pranoi se akti normativ përsa i përket kushteve të therjes së mishit nuk është përmbushur plotësisht. Gjatë një analize vjetore të punës së kësaj ministrie, Ruli theksoi se task-forcat e ngritura po monitorojnë nga afër çdo thertore, ku deri më tani qyteti i Durrësit rezulton të jetë më “i pabinduri.”
“Do të ishte e padrejtë të mendoja që ky akt-normativ është përmbushur, ai në vetvete është një proces. Ne po vazhdojmë duke përdorur task-forcat rajonale, të cilat parashikojnë një bashkëpunim jo vetëm të inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, por edhe të policisë. Mbeten ende disa zona problematike në të cilat është përqendruar puna jonë. Jam mëse i bindur që gjatë vitit në vazhdim por edhe më tej, kjo fushatë do të vazhdojë pa e ulur intensitetin e saj. Zona më problematike kemi pasur qarkun e Durrësit, në mënyrë të veçantë në rrethin e Krujës, kemi pasur zonën e Burrelit dhe të Bulqizës, por edhe në zonën e Fierit në një shkallë më të vogël”, u shpreh ministri Ruli.
RULI: BUJQESIA RRITJE ME 4-5 %
Gjatë analizës vjetori, Ruli veçoi sektorin e bujqësisë ku sipas tij ky sektor ka njohur një rritje ekonomike gjatë vitit 2012 e cila kap shifrën e 4-5 %.
Sipas ministrit Ruli, bujqësia dhe blegtoria kanë pasur progres të kënaqshëm, siç shprehet ai, pavarësisht kushteve klimaterike.
RULI: VEMENDJE FERMEREVE
Në fokus të analizës, ministri vuri edhe objektivat që kjo ministri pritet të përmbushë për vitin në vazhdim, ku prioritet vlerësoi vëmendjen e veçantë ndaj fermerëve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com