BUKURESHT, 21 dhjetor /ATSH-AFP/ - Klaus Iohannis, presidenti i parë rumun i dalë nga minoriteti gjerman i bëri thirrje gjithë klasës politike për të reaguar për çrrënjosjen e korrupsionit që ka prekur vendin, një prej më të varfërve në Bashkimin Evropian.
"Nuk ka rrugë tjetër për Rumaninë. Ajo duhet të bëhet një vend i çliruar nga korrupsioni", theksoi ai në një fjalim të mbajtur para Parlamentit, pasi mori zyrtarisht funksionin e presidentit.
"Duhet që kjo të jetë e qartë për të gjithë klasën politike", shtoi ai
"Rumania ndryshon", theksoi ish-kryetari i Bashkisë së Sibiusë (Transilvanie) 55 vjeç duke shtuar se uronte që korrupsioni të mos figuronte më në axhendën publike në përfundim të mandatit të tij pesë-vjeçar.
Klaus Iohannis, i qendrës së djathtë krijoi sensacion në mes të muajit nëntor duke fituar zgjedhjet presidenciale me më shumë se 54 për qind të votave përballë kryeministrit social-demokrat, Victor Ponta./
/ec/












