Rumani, kryeministri Ponta
kopjoi doktoraturën

Rumani, kryeministri Ponta<br />kopjoi doktoraturën
BUKURESHT- Një komision etik i Universitetit të Bukureshtit deklaroi  sot se teza e doktoraturës të kryeministrit rumun, Victor Ponta është një plagjiaturë, një akuzë e cilësuar si politike nga ky i fundit.

Sipas këtij komisioni, rreth një e treta e 300 faqeve të kësaj teze për funksionimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare është kopjuar nga vepra që u përkisnin autorëve të tjerë.

"Kjo plagjiaturë masive nuk mund të shpjegohej nga standartet e ndryshme të redaktimit që ishin në fuqi gjatë prezantimit në vitin 2003, siç konfirmon Ponta'', nënvizon Universiteti.

"Rregullat e sjelljes së mirë ekzistonin tashmë në vitin 2003, në fakt ato kanë ekzistuar që prej më shumë se 200 vjetësh'', theksoi presidenti i komisionit, profesori Marian Popescu.
(sg/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Absurde/ Softa: U vra në mes të qytetit dhe askush nuk i dha ndihmën e parë

Absurde/ Softa: U vra në mes të qytetit dhe askush nuk i dha ndihmën e parë