BUKURESHT- Ish-kryeministri rumun, Adrian Nastase, dënuar me katër vite dhe gjashtë muaj burg për dy çështje korrupsioni, u lirua me kusht, pas një vendimi nga një gjykatë rumune.
Pritur nga fëmijët e tij, Andrei dhe Mihnea, miqtë dhe shumë gazetarë, Nastase doli nga burgu Jilava, pranë Bukureshtit, pas vendimit të dhënë nga Gjykata Ilfov, që hodhi poshtë një kërkesë të prokurorit në këtë kuadër.
Kryeministri social-demokrat në vitet 2000-2004, 64 vjeç, Nastase kishte kryer një të tretën e dënimit, që i lejon përfitimin e një lirimi të parakohshëm, sipas ligjit rumun./ATSH/
/Shqiptarja.com