RUMANI – Qeveria e re merr votëbesimin në Parlament

/ATSH-AFP/ - Qeveria e re rumune e udhëhequr nga ish-komisioneri evropian për çështjet e Bujqësisë dhe teknokrati proevropian, Dacian Ciolos mori sot me një shumicë dërrmuese votëbesimin në Parlament.
Në total 389 deputetë nga numri i përgjithshëm prej 547 deputetësh dhe senatorësh kanë votuar në favor të qeverisë, e cila do të marrë një vit kohë për të provuar suksesin e saj, para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Në një fjalim para Parlamentit, Ciolos, 46 vjeç, ka premtuar se do të punojë për përmirësimin e fuqisë ekonomike të Rumanisë në Bashkimin Evropian dhe për të nxitur rritjen ekonomike të vendit, një nga më të varfërit në bllokun evropian

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit