Rumani, rikthehen protestat
antiqeveritare në Bukuresht

Rumani, rikthehen protestat<br />antiqeveritare në Bukuresht
Mijëra rumun kanë marrë pjesë në protestat antiqeveritare  gjatë fundjavë në Bukuresht, ku kanë kërkuar largimin e qeverisë, duke e akuzuar për përpjekje për të dobësuar ligjet antikorrupsion.

Rreth 3 mijë protestues janë grumbulluar përpara parlamentit në Bukuresht, ku kanë formuar me letra dhe rroba një flamur të Bashkimit Evropian.

Protestuesit thanë se protesta e tyre tregonte mbështetjen që ata kishin për BE-në dhe vlerat që ajo përfaqësonte, ndërkohë parullat kryesore të turmës ishin “ju hajdutë” dhe
“tërhiquni”.

Sipas raportimeve të mediave vendase, autoritetet kanë mbyllur të gjitha rrugët të cilat të çojnë drejt zyrave të qeverisë.

Protestat antiqeveritare në Rumani kanë filluar që prej ditëve të para të shkurtit, ku një dekret i qeverisë kërkonte të lehtësonte ligjet kundër korrupsionit, ku prej këtij lehtësimi përfitonin një pjesë e madhe e zyrtarëve të dënuar për korrupsion.

Dekreti u tërhoq nga qeveria rumune pas përballjes me protesta masive, ndërkohë që protestat vazhdojnë ende.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë