Numri i të vdekurve nga zjarri në një klub nate në kryeqytetin Bukuresht në Rumani ka arritur në 46 vetë.

Shumë persona në Rumani, për këtë tragjedi, që ka ndodhur më 30 tetor, e kanë fajësuar qeverinë për standardet joefikase të sigurisë. 

Rrjedhimisht, kryeministri Victor Ponta, dhe qeveria e tij e krahut të majtë, kanë paraqitur dorëheqjen më 4 nëntor, pas protestave masive në Bukuresht. 

Afro 100 vetë mbeten në spital, dërsa 44 prej tyre janë në gjendje kritike shëndetësore.


Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)