Të paktën 27 kanë mbetur të vdekur nga një shpërthim i fuqishëm në një nga klubet e natës në kryeqytetin rumun Bukureshtin mbrëmjen e së premtes.Ndërkohë nga 400 personat që ndodheshin në lokal, 155 mbetën të plagosur nga zjarri që përfshiu klubin
Ende nuk është konfirmuar se cili ishte shkaku i zjarrit por sipas një dëshmitari në një televizion lokal “Realitatea TV” një fishekzjarr shpërtheu dhe dogji skelën në të cilën ndodheshin materiale piroteknike.
Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis shkroi menjëherë në profilin e tij në “Facebook” se ai ishte thellësisht i trishtuar nga ngjarja tragjike që ka ndodhur këtë mbrëmje në qendër të Bukureshtit.
“Kjo është një ditë e trishtë për të gjithë ne, për kombin tonë dhe për mua personalisht”, shkroi në “Facebook” Presidenti rumun Klaus Iohannis.
Redaksia Online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com