Ka shkuar në 44 numri i viktimave nga zjarri i rënë më 30 tetor në një klub nate në Bukuresh të Rumanisë, ngjarje e cila solli dorëheqjen e kryeministrit Viktor Ponta dhe kabinetit të tij.
Zjarri në klubin e natës, më 30 tetor, u shkaktua nga fishekzjarret. Ngjarja çoi në protesta të shumta dhe në dorëheqjen e kryeministrit Victor Ponta.
Rreth 100 persona të tjerë gjenden në spital, ku disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Ndërkohë protestat antikorrupsion në kryeqytetin e Rumanisë vazhdojnë.
Rumunët fajësojnë qeverinë për mungesën e standarde të sigurisë gjë e cila solli dhe vdekjen e të rinjve në klubin e natës.
Mungesa fikësve të zjarrit në klub bëri që të shkaktohej trazirë për shkak të një daljeje të vetme.
Kjo gjë ka çuar në arrestimin e kryetarit të bashkisë si dhe pronarëve ë lokalit. Kryetari i bashkisë akuzohet se ka dhënë leje për "Colective Club" pavarësisht se nuk kishte marrë autorizim nga zjarrfikëset.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com