Rumania lobon për Shqipërinë
Titus Corleatan takon diplomatët

Rumania lobon për Shqipërinë<br />Titus Corleatan takon diplomatët
Qeveria Rumune përmes ministrit të Jashtëm Titus Corlatean ka lobuar që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. Ministri i Jashtëm Corlatean, në një intervistë me një media shqiptare ka deklaruar se vendi tij ka arsye që të mbështesë integrimin evropian të Shqipërisë dhe mbi këto baza ka kryer një numër takimesh me diplomatë të shteteve evropiane.
 
Rumania është njëra ndër vendet që nuk e ka njohur akoma pavarësinë e shtetit Kosovar, por pavarësisht kësaj shefi i diplomacisë rumune lë të hapur mundësinë e njohjes bazuar mbi bisedimet Prishtinë-Beograd. Ministri Jashtëm Titus Corleatan theksoi se Rumania mbështet programet evropiane për Shqipërisë, po ashtu dhe për Kosovën, në kuadrin e një zhvillimi të vendeve të rajonit, drejt rrugës në familjen europiane.
 
Ditën e martë, më 24 qershor në Luksemburg do të merret vendimi për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë, dhe kësaj radhe duket se në dritë do të dalë një përgjigje pozitive.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e paqes’

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e paqes’