Rumania me kryeministër të ri 
vijojnë protestat në Bukuresht

Rumania me kryeministër të ri <br />vijojnë protestat në Bukuresht
Sorin Cimpeanu është kryeministri i përkohshëm i Rumanisë. Presidenti Lohannis ka emëruar kryeministrin e ri deri në zgjidhjen përfundimtare të kreut të qeverisë. Ndonëse mijëra protestues vijojnë të enden rrugëve të Bukureshtit.

Emërimi erdhi mbas dorëheqjes së ish kryeministrit Ponta. Pas zjarrit në diskotekë edhe kryebashkiaku i Bukureshtit ku ndodhej lokali dha dorëheqjen, Kristian Popesku Piedone.

Presidenti Klaus Lohannis tha se do të ndërmarrë bisedime të gjata, përpara se të zgjidhet një kryeministër i ri. Ai shtoi se do të konsultohet me grupet e shoqërisë civile dhe po ashtu me liderët e partive kryesore.

“Të premten mbasdite do të takohem me një grup  që përfaqëson shoqërinë civile dhe ata që sot janë në rrugë. Është e rëndësishme për mua të njoh pikëpamjet e tyre.”- u shpreh presidenti.

Cimpeanu do të mbajë detyrën e kryeministrit deri në momentin që do të zgjidhet një lidër i ri i aprovuar nga parlamenti. Pa aprovimin e parlamentit do të mbahen zgjedhje të reja, bën me dije BBC.

Mijëra protestues në Bukuresht

Pavarsisht këtyre vendimeve, protestuesit vijonë të mbajnë të rrethuar Pallatin Viktoria.

Ata kërkojnë drejtësi për vdekjen e 32 personave që humbën jetën  në një klub nate. Qytetarët akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe kërkojnë ndërmarrjen e reformave të gjera politike.

Ndërkohë që mijëra protestues enden rrugëve të Bukureshtit dhe në qytete të tjera. Zemërimi i protestuesve erdhi mbas vdekjes së të rinjve në një klub nate ditën e shtunë. Sipas tyre, klube të tilla janë hapur falë rryshfeteve.

Më shumë se 100 njerëz janë ende duke u trajtuar për plagët e marra dhe ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari