Rumunët blenë 2 kg hashash në
Lazarat, rrezikojnë 30 vjet burg
Itali, drogë, pranga dy shqiptarëve

Rumunët blenë 2 kg hashash në<br />Lazarat, rrezikojnë 30 vjet burg<br />Itali, drogë, pranga dy shqiptarëve
TIRANE - Tre rumunë rrezikojnë 30 vjet burg, nga 10 secili, aq sa ka kërkuar prokuroria, pasi akuzohen për trafik droge. Ata kanë ardhur në Lazarat, teksa shkonin me pushime në Greqi, pasi kanë mësuar se aty mund ta blinin lirë lëndën narkotike.

Çmimet e larta të tregtimit të marjuanës në vendin e tyre, kanë detyruar tre turistë Rumunë, që të shkojnë vetë në fshatin Lazarat, ku të blejnë lëndën narkotike dhe më pas të planifikojnë konsumimin e saj, gjatë pushimeve në Greqi.

Tre 22-vjeçarët kishin bërë një llogari të thjeshtë, duke bërë një rrugë e dy punë, ku pasi të vinin në Shqipëri, të kalonin në fshatin Lazarat dhe më pas të hynin në territorin grek, ku do të pushonin në një nga hotelet e Kalkidhikisë.

Mirëpo, një plan që është menduar shumë shpejt dhe fare thjesht, i ka kushtuar shumë tre shtetasve rumunë, pasi sapo kanë shkuar në pikën doganore të Kakavijës, ata janë arrestuar nga policia shqiptare, për akuzën e “trafikut të lëndëve narkotike”, të mbetur në tentativë.

Rumunët Claudiu Serban, Julian Craucius dhe Florin Badea, kanë mbetur të befasuar në momentin e ndalimit, duke u shpehur, se nuk kishin bërë asnjë gjë për t’u ndaluar, por më pas, oficerët e Antidrogës, nëpërmjet kontrollit me paisjet e specializuara, kanë arritur të gjejnë 2 kilogramë lëndë narkotike, e cila ishte fshehur në gomën rezervë të automjetit, ku po udhëtonin tre rumunët.

Menjëherë pas kësaj, të tre shtetasit janë vënë në pranga, duke treguar dhe historinë e blerjes së drogës në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, për të cilin kishin dëgjuar nga disa shitës droge në Rumani.

DËSHMIA E RUMUNËVE

Në deklarimet që kanë dhënë përparë oficerëve të policisë gjyqësore, tre rumunët kanë pranuar autorësinë e krimit, duke treguar, se ata janë poseduesit e lëndës narkotike prej 2 kilogramësh drogë, por në asnjë rast, s’kanë pranuar se janë trafikantë drogë.

“Ne nuk jemi trafikantë drogë. Emrin e fshatit Lazarat e kemi dëgjuar nga disa shitës droge në Rumani dhe kemi hyrë në internet, ku dhe jemi interesuar për të, rreth vendodhjes.

Duke qënë se ndodhej afër me Greqinë, kemi vendosur të tre së bashku që të kalonim nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, për të blerë marjuanën dhe kaluar më pas në Greqi, ku kishin planifikuar të kalonim pushimet.

Vendosëm të blemë drogën në Lazarat, pasi me lekët që blinim tre cigare në Rumani, këtu arritëm të blemë 2 kg. Ne jemi përdorues dhe jo trafikantë. Sasinë e drogës e donim me qëllim konsumimin e saj, gjatë pushimeve dhe për ekstazi”, kanë deklaruar gjatë dëshmisë së tyre të dhënë në prokurori.

Sipas prokurisë, pas një kontrolli të imtësishëm në automjetin tip “Renault Clio” me targa rumune B 37 LAO, që drejtohej nga një rumuni Claudiu Serban, ka rezultuar, se në gomën rezervë të këtij automjeti, brenda gomës u gjetën 15 pako të vogla të mbështjella me plastmas, me peshë të ndryshme, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike, gjithësej 2 kg kilogramë Mariuanë.

30 VITE BURG

Në konkluzjonet përfundimtare, përfaqësuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i ka kërkuar gjykatës, dënimin me 30 vite burg për tre personat Rumunë. Ata kanë kërkuar mëshirë herë pas herë, duke kërkuar dhe gjykim të shkurtër.

Në konkluzjonet e prokurorisë, tregohet se tre turistët kanë qënë të organizuar me njëri-tjetrin dhe se të tre kanë pasur dijeni për sasinë e lëndës narkotike që do të blinin dhe që do e fshihnin në gomën rezervë.

Pritet, që lidhur me këtë çështje, të japin dhe konkluzionet përfundimtare, avokatët mbrojtës të tyre, të cilët menohet, se do kërkojnë para gjykatës një masë më të butë dënimi, duke përdorur argumentin e mos pasjes së rrezikshëmrisë shoqërore dhe qëllimi e tre personave për ta konsumuar vetë dhe jo ta tregtonin atë. Tre rumunët aktualisht mbahen të izoluar në burgun 302 në Tiranë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print(05.05.2013)

Redkasia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Gjendet një person i vdekur në banesë, dyshohet të ketë qenë pre e një grabitjeje

Vlorë/ Gjendet një person i vdekur në banesë, dyshohet të ketë qenë pre e një grabitjeje