'Run as One'/ One Albania mbështet eventin më të madh sportiv në kryeqytet me mbi 4500 pjesëmarrës
Drejtori ekzekutiv i One Albania, Brano Djurovic i jep çmimin Luiza Gegës
E kthyer tashmë në një traditë prej 8 vitesh këtë të diel kryeqyteti ka pritur Maratonën e Tiranës. Nën moton “Run as ONE”, ngjarja më e madhe sportive në kryeqytetit u mbështet nga lideri i telekomunikacionit One Albania.
Maratona, e cila filloi në sheshin Skënderbej, mblodhi më shumë së 4500 garues nga mbi 50 vende të botës. Pjesëmarrësit kanë garuar në katër kategori kryesore: Marathon (42.195 km), Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “We too”. Veç kësaj, gara “Fun Run”, e mbajtur në ditë më parë në 19 tetor, inkurajoi pjesëmarrjen e të rinjve nga shkolla te mesme të Tiranës.
Si një kompani që promovon mirëqenien dhe jetesën e shëndetshme, One Albania iu bashkua këtij eventi prestigjoz që nxit pasionin për sportin dhe aktivitetin fizik. Këtë vit pjesë e garës u bënë edhe një grup profesionistësh nga One Mali i Zi, së bashku me stafet e One Albania. Çmimi i parë i Maratonës u dha nga drejtori ekzekutiv i One Albania, Brano Djurovic, i cili dha shpërblimin prej 5000 Euro.
"Mbështetja e Maratonës së Tiranës është një mundësi e shkëlqyer për t’u bashkuar dhe për të inkurajuar një stil të shëndetshëm jetese si dhe një kulturë mirëqenieje, disipline dhe arritjeje. Ne jemi krenarë që në këtë garë morën pjesë kolegë nga Shqipëria, por edhe nga Mali i Zi. Kjo sfidë veçse nxit shpirtin garues, në vetvete është edhe një shans për të ndarë bukurinë dhe energjinë e kryeqytetit.”, u shpreh Djurovic.
Përveç vendit të parë të Maratonës, One Albania ka ofruar çmime për vendet e para në disa kategori të tjera. Si sponsori i përgjithshëm, One Albania vijon të mbështesë ngjarje dhe evenimente sportive, duke prezantuar më së miri përkushtimin ndaj mirëqenies së komunitetit dhe motivimin e pjesëmarrësve për të sfiduar veten dhe tejkaluar kufijtë personalë.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Nëntor, 08:54
Besoni se buxheti 2025 do ndikojë pozitivisht në të ardhurat e qytetarëve?
-
Po
46.8%
-
Jo
40.5%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 111
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Maratona e Tiranës/ Hungarezi 'mori çmimin e parë' në disiplinën 10 km, por skualifikohet! Intervista për Report Tv para se të ‘zbulohej hilja’: Garë e vështirë
20 Tetor, 14:10
-
Maratona/ Presidenti i Federatës së Atletikës për Report Tv: 1 mijë atletë të huaj, gara promovim edhe për Tiranën
20 Tetor, 12:34
-
Maratona/ Rrëmben për të tretin vit radhazi vendin e parë në kategorinë ‘We Too’, i riu paraplegjik s'ia lë garën rastësisë: Ia dola me shumë punë
20 Tetor, 12:19
-
VIDEOLAJM/ Dinozauri ‘sfidon’ garuesit në Maratonën e Tiranës
20 Tetor, 11:31
-
Për herë të parë në Maratonën e Tiranës, garuesi për Report Tv: Në mbështetje të fëmijëve me spektrin e autizmit
20 Tetor, 10:35
-
Lista e plotë e fituesve/ Maratona e Tiranës, rreth 4 mijë pjesëmarrës! Gega rekord kombëtar: Shqiptarët më dhanë forcë! Dominojnë kenianët (VIDEO)
20 Tetor, 08:07
-
Sot maratona e Tiranës, plani i masave! Ja si do të devijohet qarkullimi i automjeteve
20 Tetor, 06:57
-
Maratona e Tiranës, Bashkia publikon planin e masave: Ja si do të devijohet qarkullimi i automjeteve këtë të dielë
19 Tetor, 22:22
-
‘Fun Run’ mbledh bashkë 2000 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, Veliaj ndan çmimet e para: Mirëpresim nesër 4000 vrapues nga e gjithë bota
19 Tetor, 13:23
-
Maratona e Tiranës, Bashkia publikon planin e masave: Ja si do të bëhet qarkullimi i automjeteve të shtunë dhe të dielë
18 Tetor, 12:38
-
Të dielën Maratona e Tiranës, Veliaj: Kryeqyteti do shndërrohet në një kartolinë të bukur këtë fundjavë, mirëpresim 4000 vrapues nga e gjithë bota
18 Tetor, 12:35
-
4 ditë nga Maratona e Tiranës, Veliaj: Më shumë së 4500 garues të regjistruar, nga 50 vende të botës
17 Tetor, 09:23