Rusët dhurojnë 10 automjete
për ‘Civilna Zastita’ në veri të vendit

Rusët dhurojnë 10 automjete<br />për ‘Civilna Zastita’ në veri të vendit
NISH - Dhjetë automjete ‘Lada Niva’, kanë arritur të dielën nga Rusia në qytetin e Nishit të Serbisë, dhe pastaj kanë vazhduar rrugën për në veri të Kosovës, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.

Sipas këtyre burimeve, këto dhjetë automjete, donacion nga Ministria ruse për situata emergjence, janë donacion për organizatën e ashtuquajtur ‘Civilna Zastita’ në veri të Kosovës, dhe janë dorëzuar të dielën në Qendrën humanitare serbo-ruse me seli në Nish, gjatë një ceremonie të organizuar nga MUP-i serb.

“Në këtë ceremoni të pranimit të këtij donacioni, përveç kryeshefit të sektorit për emergjence në MUP-in e Srbisë, Predrag Mariç, ka marrë pjesë edhe një delegacion i serbëve nga veriu i Kosovës i përbërë nga Vasa Jeliç, i ashtuquajtur kryeshef i Qarkut të Mitrovicës, Goran Rakiç, kryetari i veriut të Mitrovicës, si dhe Stevan Paviçeviç, shef i Civilna Zastita-s në veri”, kanë thënë burimet.

Burimet më tej kanë shtuar se gjatë kësaj jave pritet të arrin edhe 20 automjete të ngjajshme, duke përfshirë edhe ato për zjarrfikës, por të cilat do të shpërndahen nëpër qytete të ndryshme të Serbisë./Kosovapress/

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike