Në republikat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luganskut, autoritetet ruse anuluan paradën dhe marshimin për Ditën e Fitores më 9 maj. Këtë e deklaroi nënkryetari i parë i administratës presidenciale ruse Sergei Kiriyenko, gjatë një demonstrate pranë monumentit me flamurin sovjetik të ngritur në Mariupol. “Parada e fitores dhe marshimi i regjimentit të pavdekshëm në këtë ditë fitoreje në Donetsk dhe Lugansk është ende e pamundur të mbahet. Por ajo kohë do të vijë së shpejti dhe paradat e fitores do të kalojnë nëpër rrugët e Donbass,"- tha Kiriyenko.


Lajmi kryesor:

Lavrov e quajti Hitlerin hebre, Putin i kërkon falje Izraelit! BE gati të fusë në ‘listën e zezë’ të dashurën e presidentit rus! Kievi: Nesër fillon evakuimi nga Mariupol