Depoja e fabrikës farmaceutike Farmak pranë Makarov, në rajonin e Kievit, u shkatërrua nga bombardimet ruse. Këtë e ka bërë të ditur një anëtar i bordit mbikëqyrës të kompanisë farmaceutike Petro Chernyshov në Facebook, cituar nga Ukrinform.
“Me sa dimë, në këtë zonë ka pasur një betejë tankesh. Dhe magazina jonë është djegur plotësisht: kompania ka pësuar humbje të mëdha”, tha ai. Tani, sipas Chernyshov, Farmak po punon për një rikuperim, por "është e vështirë, sepse të gjitha lëndët e para dhe ambalazhet ishin në magazinë," shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Kremlini: Përdorimi i armëve bërthamore, vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë! SHBA: Të enjten sanksione të reja! Zelensky flet në parlamentin italian: Mariupoli, si të imagjinoni Xhenovën të shkatërruar











