TIRANE - Zëvendësministri i Financave Alfred Rushaj u ka bërë sot thirrje drejtuesve të Partisë Socialiste dhe familjarëve të tyre të paguajnë detyrimet që sipas tij, ata kanë ndaj shtetit.

Rushaj tha se, ata që sot betohen në ndryshim të sistemit të taksave, janë të zhytur në evazion fiskal.

"Çfarë është për t’u theksuar dhe çfarë kërkojnë bizneset nga shteti, është që të gjithë të taksohen në mënyrë të barabartë. Pra të gjithë të jenë në sistem, të luftohet informaliteti, të mos ketë përjashtime që disa paguajnë, disa nuk paguajnë dhe mbi të gjitha të luftohet le të themi ajo mënyrë klienteliste e të vendosurit të taksave, tha zëvendësministri i Financave.

Deklarata e Alfred Rushaj u bë sot gjatë një bashkëbisedimi me bizneset e kryeqytetit tek kryqëzimi i rrugës “Mine Peza” me “Unazën”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)