Rusi/ 10 mijë ushtarë koreano-veriorë gati kundër Ukrainës

Rusi/ 10 mijë ushtarë koreano-veriorë gati kundër Ukrainës

SHBA mendon se 8,000 ushtarë koreano-veriorë janë vendosur tashmë në Kursk, rajoni kufitar mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas qeverisë amerikane rreth 8,000 ushtarë nga Koreja e Veriutkanë arritur tashmë në rajonin kufitar rus të Kurskut dhe janë gati për operacione luftarake kundër njësive ukrainase. "Ne mendojmë se në Rusi gjenden rreth 10,000 trupa nga Koreja e Veriut dhe sipas informacioneve të fundit, deri në 8,000 prej tyre janë vendosur në rajonin e Kurskut”, tha ministri i Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken.     

Qeveria amerikane nuk ka parë ende ndonjë operacion luftarak të trupave koreano-veriore kundër forcave ukrainase, megjithatë ne "supozojmë se kjo do të ndodhë ditët e ardhshme," tha Blinken.

Rusia i ka stërvitur ushtarët e Koresë së Veriut për beteja me artileri dhe operacionet bazë të këmbësorisë.

Zona e dislokimit të trupave është ende e paqartë
Blinken tha se është hera e parë që prej 100 vjetësh që Rusia fton trupa ushtarake të huaja në vendin e saj. Është e paqartë nëse ushtarët e Koresë së Veriut do të dislokohen për të zhvilluar operacione luftarake në territorin ukrainas apo nëse do të luftojnë në zonat e pushtuara nga Ukraina në Rusi. Sipas diplomatëve të OKB-së, është gjithashtu e mundur që koreano-veriorët të vendosen pas frontit dhe të marrin atje përsipër detyra logjistike.

Trupat koreano-veriore me uniforma ruse
Shërbimi sekret i Koresë së Jugutka njoftuar disa ditë më parë se ushtarët nga Koreja e Veriut që janë vendosur në Rusi janë të veshur me uniforma ruse dhe u janë dhënë identitete të rreme për të fshehur origjinën e tyre të vërtetë. Presidenti rus Vladimir Putin nuk e mohoi praninë e ushtarëve të Koresë së Veriut dhe tha se edhe Ukraina mbështetet tek personeli i vendeve të NATO-s.

Pak ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte e quajti bashkëpunimin ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut si "kërcënim për sigurinë indo-paqësore dhe euro-atlantike”.

 

Foto: Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut (NIS) prezanton pamje të xhiruara me satelit në Khabarovsk të Rusisë gjatë stërvitjes së ushtarëve koreano-veriorë më 16 tetor 2024

/DW/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?