Në një ditë fillim prilli, shkojmë në fshatin Polis të Librazhdit miq. Vazhdon krasitja e pemëve dhe punimi i tokave për mbjelljet e pranverës.
Personazh i reportazhit është Arben Çura, punonjës në njësinë administrative të Polisit, me të cilin takojmë një fermer në parcelën e mollëve, një traktorist që po bën gati tokën për mbjelljen e misrit dhe një blegtor që pret lindjen e kecave dhe qengjave.
Ndiqni reportazhin “Polis 2026” të dielën, premierë, ora 13.30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.
Komente












