Rusi, alarm për bombë në hotelin e delegacionit të FIFA-s

Rusi, alarm për bombë në hotelin e delegacionit të FIFA-s

Hoteli Toppos Congres në Rusi

Qyteti i Rostovit në Rusi, një nga qytetet pritëse të Botërorit 2018, është vënë nën alarm prej disa minutash. Forca të shumta policie kanë rrethuar dhe evakuuar një hotel, pasi dyshohet të jetë vendosur eksploziv.

Pranë hotelit “Toppos Congres” përveç forcave të shumta të policisë, kanë mbërritur edhe zjarrfikëset dhe ambulanca, që po qëndrojnë në gatishmëri.

Mediat ruse raportojnë se ky hotel është renditur në listën e hoteleve zyrtare të FIFA-s dhe që i është nënshtruar masave të forta të sigurisë, pasi mund të presë delegacione zyrtare.

Në qytetin e Rostovit u luajt sfida mes Kroacisë dhe Islandës, ndaj në ambientet e hotelit kanë qenë rreth 210 persona, si dhe stafi në dispozicion.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat