RUSI- Komiteti i Hetimit rus i ka dhënë masën me arrest shtëpie miliarderit, President i kompanisë "AFK Sistema", Vladimir Jevtushenkov. Por sipas zëdhenëses të kësaj kompanie, akuzat ndaj miliardeit rus janë të pabaza.

Vladimir Jevtushenkov, 63 vjeç, sipas Komitetit rus të Hetimit “është nën gjykim në kuadër të një hetimi kriminal për shpërdorim të fondeve të ndërmarrjeve në sektorin energjetik në Bashkortostan dhe pastrim parash".

"Hetuesit kanë arsye të mjaftueshme që të bëjnë të besosh se Jevtushenkov është përfshirë në pastrim parash. Miliarderit rus, pasuria e të cilit është vlerësuar në 6,8 miliardë dollarë, sipas revistës "Forbes", iu dha masa e sigurisë arrest shtëpie për aq kohë sa do të zgjasë hetimi, që po vazhdon"- deklaroi Vladimir Markine, zëdhenësi i Komitetit të Hetimit.

Ndërsa nga ana e saj, vetë kompania ruse i cilësoi këto akuza të pabaza.

"Ne mendojmë se akuza e ngritur nga komiteti i hetimit kundër Vladimir Jevtushenkov është e pabazuar dhe do të përdorim të gjitha mjetet që parashikohen në ligj për të mbrojtur qëndrimin tonë"- deklaroi Ekaterina Tsoukanova, zëdhënësja e "AFK Sistema".

Sipas gjykatës të Basmanny në Moskë miliarderi rus cili rrezikon deri në shtatë vjet burg nëse shpallet fajtor dhe do të qëndrojë në arrest shtëpie deri më 16 Nëntor.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)