Lajmi është njoftuar nga Shërbimi Federal i Sigurimit në Moskë.
Agjenti amerikan kishte deklaruar se punonte si sekretar i tretë i Seksionit Politik në Ambasadën Amerikane në Moskë.
Agjencia ruse tha se “Ryan Christopher Fogle kishte pajisje të posaçme teknike për të falsifikuar dokumente për shtetasin rus, si dhe një sasi të konsiderueshme parash”.
Në faqen zyrtare të Internetit të Ambasadës Amerikane në Moskë thuhet se “Seksioni i saj politik është duke u angazhuar për të tërhequr vëmendjen e qeverisë ruse mbi qëndrimin e SHBA-ve për çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë”.
Gjithashtu, ky seksion ka si detyra të tjera që të "informojnë Washingtonin rreth dispozitave kryesore në lidhje me politikat e brendshme dhe të mbrojtjes të Rusisë”.
(Foto: Momenti i arrestimit)
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)