Rusi/ Arrestohet kryeredaktori i gazetës së pavarur për një artikull kundër ushtrisë
Kryeredaktori Sergei Sokolov dhe ish-kryeredaktori i Novaya Gazeta
Kryredaktori i i gazetës së pavarur Novaya Gazeta është arrestuar në Moskë pasi akuzohet se ka diskredituar forcat ushtarake ruse. Sergei Sokolov u ndalua nga oficerët e Qëndrës Kundër Ekstremizmit, sipas njoftimit të gazetës.
Akuzat ndaj Sokolov janë administrative dhe mund të shlyhen nga një gjobë apo një burgim i shkurtër kohor. Ato lidhen me një artikull të publikuar në gazetë. Data për dëgjesën në gjykatë për Sokolov ende nuk dihet. Menjëherë vëzhguesi mediatik “Reporterët Pa Kufij” ka shprehur protestën kundër këtij arresti, që sipas tyre “dëshmon më tej dhunën e censurës në Rusi”.
Sokolov mori udhëheqjen e Novaya Gazeta në shtator, pasi kryeredaktori i mëparshëm i kësaj gazete, Dmitry Muratov – fitues i çmimit Nobel për paqe – u shpall “agjent i huaj” nga autoritetet ruse.
Në shtator 2022, një gjykatë në Moskë revokoi liçensën e Novaya Gazeta, e cilia kishte qenë kritike me Kremlinin për vite të tëra. Disa ditë pasi Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainë dy vite më parë, parlamenti rus miratoi legjislacionin që nxirrte jashtë ligjit përçmime për ushtrinë ruse ose që shpërndante “informacione të rreme” për veprimet në Ukrainë.
Një duzinë mediash të pavarura ruse u shpallën si të jashtëligjshme, ndërsa të tjera u ndaluan të raportonin në lidhje me Ukrainën. Novaya Gazeta lajmëroi në mars 2022 se do të pezullohej për periudhën e luftimeve në Ukrainë, por stafi që lëvizi krijoi një projekt të ri, Novaya Gazeta Europe, e cila ka qenë mjaft kritike ndaj pushtimit.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.6%
-
Jo
30.3%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 1239
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ SHBA-ja i ofron ndihmë ushtarake prej 500 milionë dollarësh Ukrainës, mund të jetë e fundit nga Biden
9 Janar, 15:15
-
Demush Shasha: Testi i Donaldit tjetër
9 Janar, 10:28
-
Trump kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s: Shtetet që s'paguajnë nuk do mbështeten në rast sulmi nga Rusia
8 Janar, 09:57
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Ukraina e Rusia bëjnë marrëveshje, do shkëmbejnë të burgosur
7 Janar, 16:21
-
'Po mbulohet ngjarja', Presidenti i Azerbajxhanit nuk ndal akuzat ndaj Rusisë për rrëzimin e avionit
7 Janar, 12:08
-
Blinken shpreh shqetësimin për bashkëpunimin ndërmjet Koresë së Veriut dhe Rusisë
6 Janar, 17:48
-
Lufta/ Ukraina sulmon Kurskun, rusët marrin një qytet në rajonin e Donbas
6 Janar, 15:26
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06
-
Nga Ballkani Perëndimor në Lindjen e Mesme: Çfarë mund të shkojë keq në 2025-ën nën Presidencën Trump?
5 Janar, 08:26
-
Ukraina bllokon kalimin e gazit rus në Evropë, rriten çmimet e gazit
4 Janar, 19:28
-
Sanksionet e SHBA për naftën serbe, Vuçiç do flasë me Putin! Takon ambasadorin amerikan në Beograd
4 Janar, 16:14