Presidenti i kompanise ruse "AFK Sistema", Vladimir Jevtushenkov u akuzua dhe iu dha masa e sigurisë arrest shtëpie, njoftoi sot Komitetit rus i Hetimit.

"Jevtushenkov u shpall fajtor në kuadër të një hetimi kriminal për shpërdorim të fondeve të ndërmarrjeve në sektorin energjetik në Bashkortostan dhe pastrim parash", deklaroi zëdhënësi i komitetit, Vladimir Markine, cituar nga agjencia e lajmeve Interfax.

"Hetuesit kanë arsye të mjaftueshme që të bëjnë të besosh që Jevtushenkov është përfshirë në pastrim parash", theksoi ai.

Miliarderit rus, pasuria e të cilit është vlerësuar në 6,8 miliardë dollarë, sipas revistës "Forbes", iu dha masa e sigurisë arrest shtëpie për aq kohë sa do të zgjasë hetimi, që po vazhdon", shtoi zëdhënësi.
Nga ana e saj, kompania ruse i cilësoi këto akuza të pabaza.

"Ne mendojmë se akuza e ngritur nga komiteti i hetimit kundër Vladimir Jevtushenkov është e pabazuar dhe do të përdorim të gjitha mjetet që parashikohen në ligj për të mbrojtur qëndrimin tonë", deklaroi zëdhënësja e "AFK Sistema", Ekaterina Tsoukanova.

"Jevtushenkov, i  cili rrezikon deri në shtatë vjet burg nëse shpallet fajtor, do të qëndrojë në arrest shtëpie deri më 16 nëntor", sipas një zëdhënësi të gjykatës Basmanny në Moskë, cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve Itar-Tass./ATSH/