Të paktën 10 fëmijë dhe 2 të rritur humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Rusi ku një autobus u përplas me një kamion.
Në autobus udhëtonin rreth 29 fëmijë pjesëtarë të një skuadre akrobatike e cila po kthehej në qytet pasi kishte marrë pjesë në një garë.
21 të plagosurit janë dërguar në spital dhe bilanci i të vdekurve mund të rritet. Burime të policisë shpjeguan për mediat se autobusi ka rrëshqitur dhe më pas është goditur nga kamioni.
Përplasja ndodhi në rajonin Urale në qytetin Khanti-Mansiysk. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti por nga hetimet e para dyshohet se shkak janë kushtet e këqija atmosferike.
Redaksia Online
(B.K.Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com