Rusi/ Avioni përplaset me një tufë zogjsh, bën ulje emergjente në një fushë misri (VIDEO-FOTO)

RUSI- Një avion rus me pasagjerë u detyrua të bëjë ulje të detyruar në një fushë me misër afër Moskës pasi u përplas me një tufë zogjsh.

Avioni kishte në bord 226 pasagjerë dhe 7 anëtarët e ekuipazhit u detyruan të bëjnë ulje pranë aeroportit Zhukovski të Moskës. Avioni Airbus 321 po fluturonte nga Simferopol në Krimea. Një pjesë e zogjve që sulmuan avionin u futën në motor duke shkaktuar dhe dëmtime të tij. U plagosën  23 persona ku, 5 janë fëmijë.

Kompania e linjës ajrore tha se avioni kishte pësuar dëmtime të rënda dhe nuk mund të fluturonte më. Pasagjerët u evakuan nga aeroplani dhe disa u dërguan në spital për të marrë mjekimin e duhur. Ka nisur hetimi për të zbardhur më mirë ngjarjen. Sipas"Daily Mail", kjo ngjarje u krahasua me fluturimin US Airways ku u krye një ulje emergjente në lumin Hudson menjëherë pas ngritjes të ndodhur në vitin 2009.

Ora 12:44
Ndodh mrekullia në Rusi, zogjtë i djegin motorin avionit, piloti bën ulje në fushën e misrit (FOTO)
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Mili: 15/08/2019 12:58

      Zogjt e shkretë, do kene qene me femijet e tyre në shtegetim. Njeriu plera e planetit qe po shkaterron jetet e të gjitha krijesave qe Natyra krijoji e vendosi qe te të gjithë të jetojne në paqe e harmoni. Yyyyyyyt qelbesira!

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

    Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren