Sistemi bankar rus i dobësuar nga kriza monetare që prej fundit të vitit 2014 tashmë nuk është më i rrezikuar. Ky sistem po nis fazën e rimëkëmbjes pas disa muajsh në vështirësi, njoftoi sot,
Banka Qendrore pavarësisht zhvlerësimit të monedhës vendase rublës.
"Politika e jashtme nuk mund të mos ndikonte në ecurinë e sistemit bankar. Por në tërësi, nëse i referohemi treguesve kryesorë, tashmë nuk është e rrezikuar, sistemi bankar është i stabilizuar", deklaroi presidentja e Bankës së Rusisë, Elvira Nabioullina cituar në një komunikatë të Kremlinit gjatë një takimi me presidentin Vladimir Putin.
Për pasojë të rënies së çmimit të naftës dhe të sanksioneve të perëndimit të vendosura ndaj Moskës lidhur me krizën ukrainase, Rusia dhjetorin e kaluar ka përjetuar krizën më të thellë në 15 vitet e fundit, e cila ka tronditur thellësisht sistemin bankar./ATSH/
/Shqiptarja.com