MOSKË, 17 gusht /ATSH-AFP/ - Rënia e Prodhimit të Brendshëm Bruto i Rusisë, aktualisht në recesion, mund të arrijë në katër për qind këtë vit, më shumë nga sa ishte parashikuar nga qeveria, theksoi këshilltari ekonomik i Kremlinit.
"Duke marrë parasysh atë që ndodhi në tremujorin e dytë, mendoj se rënia e PBB-së do të jetë 3,5-katër për qind", deklaroi Andrei Belussov gjatë një forumi ekonomik, cituar nga agjencia publike e lajmeve TASS.
Belooussov, ish-ministër i Ekonomisë, ka theksuar gjithashtu se mungesa e reformave strukturore, rritja mund të jetë në të ardhmen e limituar në një-dy për qind në vit duke shtuar se vendi kishte nevojë për një rritje prej katër për qind për t'i bërë ballë vështirësive aktuale.
Rusia po kalon një recesion të thellë për shkak të sanksioneve lidhur me krizën ukrainase dhe uljen e çmimeve të naftës që kanë shkaktuar një rënie të monedhës në fund të vitit 2014 duke penalizuar pushtetin e blerjes dhe konsumit.
Monedha vendase rubla ka shënuar një tjetër rënie të thellë gjashtëmujorin e fundit, krahasuar me dollarin amerikan. Sipas tregjeve, të hënën, një dollar amerikan këmbehej me 65.7 rubla, duke shënuar kështu rënien më të thellë ndonjëherë kundrejt monedhës amerikane.
Banka Qendrore e Rusisë ndaloi së bleri rezerva të huaja në muajin korrik, duke shkaktuar një rënie tjetër prej 12 për qind brenda një muaji, krahasuar me 44,8 për qind që kishte humbur gjatë vitit të shkuar./
/ec/