Rusi, blogerja dhe modelja 24 vjeçare ruse, gjendet e therrur dhe e zhveshur brenda një valixhe (FOTO)

Rusi, blogerja dhe modelja 24 vjeçare ruse, gjendet e therrur dhe e zhveshur brenda një valixhe (FOTO)

Blogerja dhe modelja 24 vjeçare ruse, gjendet e therrur dhe e zhveshur brenda një valixhe.

Modelja me emrin Ekaterina K, një mjeke e specializuar në dermatologji dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme, sipas policisë ka gjetur vdekjen nga plagët e marra në grykë, të shkaktuara nga një thikë.

Trupi i modeles u gjet brenda një valixhe në apartamentin që ajo kishte marrë me qira në Pyryeva Street në Moskë.

Sipas policisë, shkak I krimit mund të jetë xhelozia.

Ekaterina K, me rreth 80 mijë ndjekës në Instagram,  thuhet se ishte një konkurrente e Mis Bukurisë në Moskë por dhe punonte si mjeke në spital.

Policia po shqyrton jetën e saj private me shpresën se mund të gjejë të dhëna mbi vrasësin. 

Sipas banorëve të pallatit ku jetonte viktima, modelja kishte patur një relacion dashurie me një djalë të ri kurse muajt e fundit kishte filluar një marrëdhënie me një burrë të moshuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja