RUSI - Një protestë pro pavarësisë së Siberisë duket se është bllokuar në qytetin e tretë më të madh të Rusisë, Novisibirsk.
Gazetarët në këtë qytet thonë se vetëm 40 persona janë paraqitur në marshin e paralajmëruar pro pavarësisë, i cili ishte ndaluar nga autoritetet e qytetit pasi bënte thirrje për një Republikë të Federalizuar të Siberisë me autonomi më të madhe nga Moska.
Gjatë kohës kur duhej të mbahej protesta, vërehej prani e madhe policore.
Policia në qytetin e dytë të Siberisë, Omsk, raportohet se e ka mbyllur sheshin qendror me qëllim që të ndalojë protestuesit të mblidhen në të.
Organizatorët e protestës kanë thënë se propozimi për federalizim, i cili do të bënte që tri të katërtat e territorit të Rusisë të kontrolloheshin më shumë nga Siberia.
Propozimi i organizatorëve të protestës nuk është ndryshe nga planit që vet presidenti rus, Vladimir Putin ka përkrahur për Ukrainën lindore./REL/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com