Serbia i ka shprehur drejtpërdrejt Rusisë zhgënjimin për shkak të anulimit të projektit të gazsjellësit “Rrjedha e jugut”, e cila parashikonte të transportonte gaz nga Rusia në Europë. Gjatë një takimi në Moskë, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç tha për agjencinë shtetërore ruse: “Jemi shumë të zhgënjyer rreth ‘Rrjedhës së Jugut’. Ishte një projekt që kemi investuar jo vetëm nga ana ekonomike, por edhe politikisht.
Serbia kishte nevojë për të pasi siguronte energji për të gjithë vendin. Tani për tani, ne e sigurojmë energjinë nëpërmjet Ukrainës dhe duke patur parasysh ngjarjet në të kaluarën dhe problemet që kemi, unë besoj që Serbia nuk mund dhe nuk duhet të mbetet e varur nga kjo rrugë”.
Për të zbehur zhgënjimin e Serbisë, homologu rus i Daçiç, Sergei Lavrov premtoi se të tjera vendime do të merren në kushte të reja ku interesat serbe do të merren parasysh, duke shtuar edhe faktin që Rusia nuk e sheh veten në konflikt me vendet perëndimore. Moska braktisi projektin këtë muaj në favor të një lidhje alternative nëpërmjet Turqisë, duke cituar kundërshtimet e BE-së si arsyen e pezullimit.
‘Rrjedha e Jugut’ supozonte të furnizonte Europën me 63 miliardë metra kub gaz në vit. Rusia ende plotëson rreth 30% të nevojave të Europës me gaz, ku gjysma e sasisë kalon nëpërmjet Ukrainës. Lajmin për anulimin e projektit e dha vetë presidenti Vladimir Putin më 1 dhjetor gjatë vizitën e tij në Turqi.
/Shqiptarja.com