SHËN-PETERSBURG, 2 shkurt /ATSH-AFP/ - Dy persona u vranë pas një shkëmbimi zjarri si pasojë e një mosmarrëveshjeje në një kafene në Shën-Petersburg, në veriperëndim të Rusisë, njoftoi sot komiteti i hetimit lokal.
Një mosmarrëveshje ndodhi dje në mbrëmje në kafenenë "Gourmand" mes pronarit azerbaxhanas dhe një klienti gjeorgjian.
Tre persona të përfshirë në këtë ngjarje, sipas policisë, u arrestuan sot në mëngjes./ /ec/