Rusi, Gabriel: Jemi duke hyrë në
një garë të re armatimesh

Rusi, Gabriel: Jemi duke hyrë në<br />një garë të re armatimesh
RUSI-Ministri i Jashtëm gjerman, Sigamr Gabriel, paralajmëroi Rusinë për rrezikun e një gare të re armatimesh në Evropë, e cila mund të nxitej nga konflikti në lindje të Ukrainës.
 
"Jemi të shqetësuar se po hyjmë në një garë të re armatimi", është shprehur ministri gjerman.
 
Sipas deklaratës së Gabriel, i clili ka folur nga Moska, Rusia ka rënë dakort për nevojën e vazhdimit të bisedimeve në të ashtuquajturin "Format i Normandisë", me qëllim shkuarjes drejt një zgjidhjeje të konfliktit mes forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rus në Ukrainën Lindore.
 
Në një kohë kur agresion i Rusisë në Ukrainë ka rritur shqetësime në Evropë, Gjeramania ka kontribuar me 4000 trupa në NATO, të cilat organizata i ka vendosur në shtetet e  Balltike dhe në Poloni.
 
Ndërkohë, Rusia ka transferuar dhjetëra mijëra ushtarë në rajonet kufitare perëndimore, por ka hedhur poshtë akuzat se ka dërguar forca ushtarake në mënyrë joproporcionae në kufijtë e saj perëndimor.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit