Rusi/ ‘Gëzuar ditëlindjen Putin' – I moshuari i vë flakën vetes në Shën Petersburg

Rusi/ ‘Gëzuar ditëlindjen Putin' – I moshuari i vë flakën vetes në Shën Petersburg

Një i moshuar i vuri flakën vetes në mes të një rruge të mbushur me njerëz në Shën Petersburg teksa mbante në dorë një tabelë me mbishkrimin ‘Gëzuar ditëlindjen Putin' i cili dje më 7 tetor, presidenti rus mbushi 68 vjeç.

Biznesmeni 71-vjeçar u shtrua në spital në gjendje të rëndë me djegie të shkallës së parë dhe të dytë në 45% të trupit.

Ky është rasti i dytë në Rusi brenda një jave, pasi gazetarja e pavarur Irina Slavina vdiq të premten e kaluar pasi i vuri flakën vetes përpara selisë së Ministrisë së Brendshme në Nizhnij Novgorod, një qytet në Vollgë 400 kilometra larg nga Moska.

Para se të sakrifikonte veten, ajo shkruajti në faqen e saj në Facebook

"Ju lutem, fajësoni Federatën Ruse për vdekjen time".

Slavina drejtoi KozaPress, një faqe e vogël lokale e lajmeve por e famshme për moton e saj "pa censurë dhe urdhra nga lart".

Një ditë para vdekjes, ai shkroi në Facebook se oficerët e policisë dhe detektivët i kishin plaçkitur banesën e saj, duke kërkuar "broshura, fletëpalosje dhe raporte" nga grupi opozitar Open Russia, i financuar nga manjati kritik i Kremlinit Mikhail Khodorkovsky. Slavina tregoi se si policia kishte sekuestruar fletore, dosje, laptopë dhe pajisjet e tjera elektronike, përfshirë laptopin e vajzës së saj dhe telefonin celular të burrit të saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale