RUSI-Një gjykatë në qytetin Yessentuki, ka lëshuar ditën e sotme një  urdhër arresti  ndërkombëtarë për ish-kryeministrin e  Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk.
 
Sipas deklaratës të bërë nga gjykata, ky urdhër arresti ndërkombëtar për Yatsenyukun ka qenë në fuqi që prej datës 21 shkurt të këtij viti.
 
Ish-kryeministrin ukrainas, akuzohet nga autoritetet ruse se ka marrë pjesë në grup të armatosur dhe luftime kundër trupave ruse në Çeçeni në mes të viteve 90-të.
 
Nga ana tjetër, Yatsenyuk ka konfirmuar se ishte informuar më herët nga qeveria e Ukrainës për ekzistencën e këtij urdhër arresti.
 
Në shtator të vitit 2015, kreu i komitetit të hetuesisë ruse, Aleksandr Bastrykin, ka akuzuar Yatsenyuk se gjatë kohës që ka luftuar në Çeçeni, ka torturuar dhe ekzekutar ushtarë rusë.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com