Hodhën në treg para të falsifikuara në Elbasan, Tiranë e Fier, 7 të arrestuar! Sekuestrohen 150.000 lekë dhe 2760 euro false

7 persona janë arrestuar në Elbasan, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë falsifikuar kartëmonedha të prerjeve të ndryshme. Arrestimi i 7 peronave u bë pas një hetimi disa mujor nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar duke finalizuar operacionin e koduar “World Coins”. 

Një ditë më parë u arrestuan Andi Lamani, 29 vjeç, banues në Fier; Jurgen Hoxhaj, 26 vjeç, banues në Tiranë; Fiqiri Koçi, 31 vjeç, banues në Kavajë; Kliton Boriçi, 26 vjeç, banues në Elbasan; David Kullau, 48 vjeç, banues në Elbasan dhe Mikel Mukja, 34 vjeç, banues në Elbasan, ku Report Tv siguroi video nga momenti i disa prej tyre. Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi Nikolla Lleshanaku, banues në Elbasan.

Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete si Elbasan, Tiranë, Fier etj.

Policia ka sekuestruar edhe 150.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 2760 euro të dyshuara si të falsifikuara, 8 aparate celular, një presë që shërbente për prodhimin e kartëmonedhave, një presë elektrike që shërbente për prodhimin dhe ngjitjen e kartëmonedhave të dyshuara të falsifikuara, pllaka stampuese metalike dhe plastike që shërbenin për stampimin e tyre, shirita ngjitës, letër e bardhë kalk, fletë karboni, rulo me letër varaku, etj.                                                   

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave" kryer në bashkëpunim.

Paratë e falsifikuara të sekuestruara nga policia

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë