RUSI - Hetuesit rusë kanë ngritur një padi penale kundër liderit Sergei Udaltsov lidhur me protestën e ditës së mërkurë, pasi dyshohet se ai kishte planifikuar trazira, në tentativën për të rrëzuar pushtetin 12-vjeçar të presidentit Vladimir Putin.
Hetuesit kanë ndërmarrë një kontroll në shtëpinë e liderit opozitar, ndërkohë sipas kërkimeve të bëra në shtëpitë e bashkëpunëtorëve të tij, pritet që dhe ata të përballen me të njëjta akuza.
Akuzat, sipas të cilave kërkohet një dënim deri në 10 vite burg, përqëndrohen në akuzat e bëra në një dokumentar pro-Kremlinit, ku rezulton se Udaltsov ka marrë para dhe urdhra, për të shkaktuar protesta të vazhdueshme në Rusi, nga një aleat i Presidentit të Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili.
Komiteti, i cili i përgjigjet vetëm presidentit, lëshoi gjithashtu një paralajmërim të zymtë kundrejt udhëheqësve të protestave të cilët kanë tallur Putin publikisht.
Komisioni hetimor ka ngritur gjithashtu padi kundrejt liderit opozitar Alexei Navalny për organizimin e vjedhjes së drurit në një firmë shtetërore. Ai përballet gjithashtu me 10 vite burg.
(ed.ka-su,fu/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com