RUSI - Tatimorët dhe prokurorët rusë kanë kryer një sërë inspektimesh ndaj OJQ-ve të ndryshme dhe organizatave të të drejtave të njeriut në Moskë, një veprim që aktivistët thonë se është pjesë e një fushate për të shtypur disidentët.
Që prej kthimit të tij në Kremlin, presidenti Vladimir Putin ka nënshkruar disa ligje për të forcuar kontrollet në organizatat jo-qeveritare, duke i kërkuar që ato të regjistrohen si "agjentë të huaj", një term, që bëri jehonë gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë.
Kremlini thotë se këto inspektime janë të nevojshme për të parandaluar grupe që mund të spiunojnë për qeveritë e huaja, por kritikët e shikojnë këtë akt të Putin si bastisje nga autoritetet shtetërore.
Organizatat kryesore për të drejtat e njeriut në Moskë thanë se do të refuzojnë të regjistrohen pasi kjo është në kundërshtim me ligjin dhe do tu drejtohen Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
Ndërkohë Gjermania i është ankuar Rusisë për inspektimet tatimore të organizatave jo-qeveritare duke thënë se veprimi mund të dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe tashmë të tensionuara nga kriza në Qipro.
Autoritetet ruse, kanë deklaruar se inspektimet, kanë për qëllim përcaktimin nëse organizatat janë duke vepruar në përputhje me ligjet ruse.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com