MOSKË- 1 person i armatosur ka hyrë në një filial të Bankës “Zapadny’, në qytetin Belgorod të Rusisë duke marrë 3 persona peng.
 
Sipas agjensisë ruse të lajmeve “RIA Novosti’, pengmarrësi kërkonë 700 mijë dollarë për të lënë pengjet.

Ngjarja e rëndë ndodh në të njëjtën ditë kur Banka Qendrore Ruse lajmëroi revokimin e licencës për Bankën Zapadny pasi kjo e fundit ka falsifikuar të dhënat dhe nuk i është përmbajtur rregulloreve mbi sasinë e aseteve që një organizate financiare duhet të mbajë në mënyrë për të siguruar stabilitetin e saj.

Sipas tabloidit “Life Neës” pengmarrësi është Aleksandr Vdovin, 46 vjeç i cili është klient i bankës dhe kërkon rimbursimin e parave të depozituara në këtë bankë. Po ashtu tabloidi bën të ditur se pengjet janë menaxheri i bankës, një arkëtare dhe roja e sigurisë.
 
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)