Kremlini
MOSKË, 27 gusht /ATSH-AFP/ - Karvani i dytë humanitar që Rusia synon të dërgojë në lindje të Ukrainës nuk do të jetë i fundit, paralajmëroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.
"Kemi arsyet tona të shpresojmë se do të gjejmë zgjidhjen teknike dhe logjistike për dërgimin e një karvani të dytë humanitar në juglindje në një të ardhme të afërt dhe jam i sigurt se nuk do të jetë i fundit", deklaroi ai gjatë një konference për shtyp.
Kjo deklaratë vjen vetëm pak orë pas shpalljes sot në mëngjes nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, se "ndihma humanitare ruse do të dërgohet nën drejtimine Kryqit të Kuq në bashkëpunim me autoritetet ukrainase".
Nevoja për të dërguar një ndihmë humanitare duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës humanitare në lindje të Ukrainës u theksua nga presidenti Vladimir Putin gjatë një mbledhje rajonale në Minsk në të cilën merr pjesë mes shumë të tjerëve edhe homologu ukrainas Petro Poroshenko./
/G.S/
/Shqiptarja.com