Rusi, Kremlini: Nuk kemi asnjë
lidhje me sulmin mbi Yahoo

Rusi, Kremlini: Nuk kemi asnjë<br />lidhje me sulmin mbi Yahoo
RUSI-Kremlini ka mohuar akuzat e bëra nga autoritetet amerikane se agjencia e inteligjencës së Rusisë, FSB-ja, është përfshirë në vjedhjen më të madhe të realizuar ndonjëherë në botë të informacioneve personale nga llogaritë e postës elektronike të Yahoo.
 
Dy oficerë të FSB-së janë akuzar nga Departamenti i Drejtësisëse si përgjegjës për vjedhjen e të dhënave nga Yahoo.
 
"Siç e kemi thënë në mënyrë të përsëritur, nuk mund të jetë absolutisht asnjë fjalë për ndonjë përfshirje zyrtare nga çdo agjenci ruse, duke përfshirë FSB agjencisë së inteligjencës, në çdo veprim të paligjshëm në cyberspace", tha zëdhënësi Dmitry Peskov.
 
Zyrtarët amerikan kanë  deklaruar se dy oficerët e FSB-së, Dmitry Dokuchaev dhe Igor Sushchin për realizimin e këtij sulme kanë bashkëpunuar me Karim Baratov dhe Alexsey Belan, ku ky i findit ka qenë në listën e më të kërkuarve të FBI-së për më shumë se tre vjet.
 
Sipas të dhënave të publikuar deri tani, më shumë se 500 milionë llogari të postës elektronike të Yahoo-së janë hakuar.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit