MOSKË, 5 shtator /ATSH-AFP/ - Moska shpreson që armëpushimi i arritur mes autoriteteve ukrainase dhe separatistëve prorusë do të respektohet pikë për pikë, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
"Moska shpreh besimin se të gjitha pikat e këtij dokumenti dhe marrëveshjet e arritura në Minsk do të respektohen nga të gjitha palët dhe se procesi i negociatave në kuadër të zgjidhjes së plotë të krizës në Ukrainë do të vazhdojë", theksoi Peskov, cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve Itar-Tass.
"Administrata presidenciale ruse përshëndeti nënshkrimin në Minsk të një protokolli, pas bisedimeve të grupit të kontaktit ngarkuar për realizimin e iniciativave të presidentëve rusë dhe ukrainas, Vladimir Putin dhe Petro Poroshenko", shtoi ai.
Separatistët prorusë nënshkruan një marrëveshje me Kievin për një armëpushim duke nisur nga ora 15:00 GMT, përshëndetur nga OSBE si një lajm i mirë./
/ec/ a.jor.
/Shqiptarja.com