Rusi, kreu i opozitës Alexei Navalny është arrestuar sërisht

Rusi, kreu i opozitës Alexei Navalny është arrestuar sërisht

Alexei Navalny

Kreu i opozitës rusë Alexei Navalny është arrestuar sërisht në Moskë. Për ndalimin e tij lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja Kira Yarmysh nëpërmjet një shkrimi në Twitter.

Yarmysh bëri të ditur se Navalny ishte dërguar në një stacion lokal të policisë dhe se arsyeja për arrestimin e tij është ende e paqartë.

Kreu i opozitës i cili është arrestuar dhe burgosur disa herë për organizimin e protestave kundër Kremlinit, u ndalua të konkurronte në zgjedhjet presidenciale të Rusisë më parë këtë vit, ndërsa ai e cilësoi këtë një justifikim të kotë nga ana e Presidentit Vladimir Putin.

Mirëpo 42-vjeçari së fundi u dënua me 30 ditë burg në maj për rolin e tij në organizimin e protestave kombëtare kundër Putin.

Për arsye se ai kishte bërë thirrje për demonstrime në më shumë se 90 qytete nën moton “Putin nuk është cari ynë” për të protestuar ndaj asaj që ai thotë se është sundimi autokratik i presidentit rus.

Pavarsisht përpjekeve të Navalny, Putini në moshën 65 vjeç, fitoi rizgjedhjen në masë të madhe në mars, duke e shtrirë kontrollin e tij mbi Rusinë edhe për gjashtë vjet të tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj 

'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj