Kreu i KLGJ-së, Ilir Rusi, gjatë raportimit të tij në Kuvend, shprehu kritika për buxhetin. Ai tha se vetëm 2/3 e buxhetit të kërkuar nga KLGJ është miratuar. Kjo tha ai shkon më shumë për pagat e magjistratëve dhe pak përqind për investime. 

“Sa herë kërkojmë nuk jepen të gjitha. Në vitin 2024, janë dhënë 2/3 e buxhetit të kërkuar nga KLGJ. Në këto, 90% e tyre janë për paga dhe shërbime operative. Nëse bëhet financimi për paga, është detyrim se nuk ka punw tw papaguar. 10% e tyre kanë qenë për investime kapitale. Edhe në 2025, rezulton e njëjta situatë. Jemi në kushtet kur rreth 30% e buxhetit të kërkuar nuk miratohet nga ana e Kuvendit. Ai buxhet që miratohet shkon për paga e sigurime shoqërore, dhe rreth 12% e tyre shkojnë për investime kapitale. Ka qenë kërkesë konstante për infrastrukturën, gjykatën e shkallës së parë në Tiranë, e Apelit, për Beratin, Fierin, Durrësin, e Lezhës, Shkodrës, Kukësit dhe asnjë nuk janë miratuar fondet përkatëse. E treta, kanë qenë financimet për sigurinë në gjykata. I vetmi vit buxhetor kur janë miratuar financimet për sigurinë në gjykata ka qenë viti 2022. Në vitet 2023-2024, me gjithë kërkesat tona, nuk është miratuar ky zë në lidhje me sigurinë në gjykata nëpërmjet pajisjeve të teknologjisë si kamera, sinjalizues, detektorë…”, tha Rusi.


Lajmi kryesor:

Kuvendi 16 orë seancë, kreu i KLGJ: S’na është dhënë buxheti i kërkuar, zëri ynë për sigurinë në gjykata s'u dëgjua! Raporti i KLP shtyhet të enjten