Rusi, kthejnë dhuratat e grabitura kur kuptuan se ishin për fëmijë jetimë!


/ATSH-AFP/ - Disa grabitës që kishin vjedhur disa pako pa verifikuar përmbajtjen i dërguan në një jetimore pasi vunë re se bëhej fjalë për rreth 50 dhurata Krishtlindjesh për fëmijët jetimë, njoftoi sot një fond bamirësie në Lindjen e Largme ruse.
"Disa të panjohur kishin vjedhur mjetin e një punonjësi të fondit "Vladmama" gjatë mbrëmjes së Krishtlindjeve në Vladivostok, duke marrë jo vetëm mjetet e tij personale, por edhe 55 dhurata të Krishtlindjeve për fëmijë jetimë", tha presidentja e këtij fondi, Svetlana Kania, e cituar nga e përditshmja ruse, "Novye Izvestia".
"Por, disa orë më vonë, edhe pse ishin mbuluar nga bora, dhuratat u gjenden pranë jetimores", sipas të njëjtit burim.
"Mendoj se hajdutët ishin me nxitim dhe nuk panë menjëherë se çfarë kishte brenda në kuti", vlerësoi Kania.
"Ata më pas do kenë parë logon tonë mbi kuti dhe kanë kuptuar se ishin surpriza për Krishtlindjet për fëmijët jetimë. Ndërgjegja e tyre reagoi dhe ata i kthyen këto dhurata", vahzdoi ajo.
"Është njësoj si një përrallë", shkruan nga ana e saj "Novye Izvestia" duke shtuar se ky fond kishte arritur të mblidhte gjithsej dhurata Krishtlindjesh për më shumë se 1 500 fëmijë.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet