MOSKË - Përshkallëzimi i konfliktit për krizën ukrainase me presionin e sanksioneve nuk ka perspektivë dhe Moska nuk do të sakrifikojë interesat e saj kombëtare, deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov në takimin e mbrëmshëm në Mynih me homologun e tij amerikan, John Kerry, sipas faqes në Facebook të zyrtarit të lartë rus.
"Ne nuk do të heqim dorë nga interesat tona kombëtare si edhe nga parimet për çështjet kryesore, por në të njëjtën kohë Rusia është e gatshme për një bashkëpunim konstruktiv me SHBA-në si në nivel bilateral ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, ku vendet tona kanë një përgjegjësi të veçantë për stabilitetin global", thekson Lavrov./ATSH/
/Shqiptarja.com